Skuadra e Barcelonës nesër takohet me Bayern Munich.
Barcelona dhe Bayern Munich luajnë nesër nga ora 21:00 në ‘Camp Nou’, në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur në konferencë për media para takimit me Bayernin.
Më poshtë keni deklaratat e tij:
Koeman për humbjen 2-8 ndaj Bayernit: “Ka kaluar më shumë se një vit dhe disa lojtarë vuajtën shumë në atë lojë. Ne kemi një mundësi unike. Ne mund të dëmtojmë Bayern dhe kemi një ekip të mirë.”
Koeman për ekipin e tij: “Fizikisht ne jemi shumë mirë. Lojtarët që kanë qenë me ekipet e tyre kombëtare kanë pasur një pushim dhe të tjerët kanë bërë stërvitje të vështira për t’u bërë fizik. Ne jemi të përgatitur.”
Koeman, nëse ka shanse për të fituar Championsin: “Është diçka që nuk mund të përgjigjem. Nesër kemi ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve dhe po ndryshojmë gjërat. Chelsea fitoi vitin e kaluar dhe nuk ishte në mesin e dy ose tre favoritëve.”
Koeman për Bayern: “Ne e dimë se Bayern është një ekip i madh, me cilësi individuale dhe njerëz me përvojë. Ne duam të konkurrojmë në Ligën e Kampionëve dhe ne luajmë në shtëpi. Ne do të përpiqemi të marrim një rezultat të mirë për të filluar Ligën e Kampionëve ”.


