Sporti

Koeman nuk heq dorë, kërkon paratë që i takojnë pas shkarkimit nga Barcelona!

10/31/2021 20:48
nga:Lorik J

I shkarkuar së fundmi nga stoli i Barcelonës, holandezi Ronald Koeman, 58 vjeçar, është i bindur për vlerat që i takojnë pas shkarkimit.

Koeman u shkarkua pas humbjes nga Rayo Vallecano, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri holandez, megjithatë do të marrë një shumë të konsiderueshme parash, për të cilat nuk ka pranuar të heq dorë.

Sipas Catalunya Ràdio, klubi nga Camp Nou u përpoq të arrinte një marrëveshje për paratë që i takojnë atij pas shkarkimit, duke i ofruar tetë milionë euro, por ai nuk ka hequr dorë nga 12 milionë eurot që thotë se i takojnë si dëmshpërblim.

/GazetaBlic Sport