Ronald Koeman mund të jetë pasuesi i Steven Gerrard te Rangers.
Holandezit u shkarkua si trajner i Barcelonës muajin e kaluar pas një disfate befasuese 1-0 ndaj Rayo Vallecano, shkruan GazetaBlic Sport.
Koeman la katalanasit në vendin e nëntë dhe është zëvendësuar nga ish-mesfushori legjendar Xavi.
Sa i përket Rangers, ata po kërkojnë të fitojnë tituj të njëpasnjëshëm të Premierligës skoceze për herë të parë që nga viti 2011, dhe aktualisht janë katër pikë më shumë se Celtic në krye të tabelës.
Megjithatë, ai nuk është favoriti për të marrë rolin, pasi bashkatdhetari i tij Giovanni van Bronckhorst është i preferuari numër një për të bërë një rikthim në Glasgow.
/GazetaBlic Sport/


