Koeman përshkroi cilësitë që e shtynë atë të këmbëngulte në huazimin e lojtarit të Sevillas, Luuk de Jong.
“Luuk është një sulmues i ndryshëm dhe unë mendoj se çdo skuadër duhet të ketë një sulmues të tillë”, tha Koeman për lojtarin e ri të Barcelonës.
Në fakt, ideja e transferimit të një sulmuesi si Luuk de Jong ishte shumë më e vjetër në kokën e Koeman.
“Unë tashmë ia sygjerova klubit vitin e kaluar. Unë thjesht dua të jem në gjendje të ndryshoj sulmuesit e mi. Nëse klubi kërkon një djalë si Luuk, ai do të luajë,” tha ai.
“Në ditën e fundit të merkatos, ne humbëm Antoine Griezmann dhe kishim vetëm tre sulmues. Kontakti im i parë me Luuk ishte më 8 gusht dhe para kësaj ai shpesh më pyeste pse Barcelona nuk kishte atë lloj sulmuesi ”.
Në fund, Koeman bëri edhe një krahasim interesant.
“Kur ka krosime, Luuk është më i rrezikshëm se Neymar,” tha trajneri holandez.
/GazetaBlic Sport


