Sporti

Koeman ju jep sinjal të qartë Coutinhos, Umtitit dhe Pjanic, nuk i fton për ndeshjen e sotme

08/15/2021 15:54
nga:E K

Sot Barcelona zhvillon ndeshjen e parë pa Messin.

Trajneri i Barcelonës, Koeman u ka dhënë sinjal të qartë 3 lojtarëve të tij.

Ronald Koeman ka lënë tre lojtarë jashtë skuadrës (Umtiti, Coutinho dhe Pjanic) të cilët i kanë dyert e hapura për t’u larguar, përcjell GazetaBlic Sport.

Koeman tani ka 23 lojtarë, pesë prej të cilëve janë të lënduar – Dembele, Ter Stegen, Fati, Mingueza dhe Aguero.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Sociedadit do të zhvillohet sot nga ora 20:00.

/GazetaBlic Sport/