Sporti

Koeman do të shkarkohet pas ndeshjes me Atletico Madridin

10/01/2021 08:01
nga:E K

Gjiganti spanjoll pritet të bëjë ndryshime në stafin teknik.

Barcelona nuk e ka nisur aspak mirë këtë edicion sidomos në Ligën e Kampionëve ku ndodhen në pozitën e fundit në grup pas dy ndeshjeve të para, transmeton lajmi.net.

Kjo ka bërë që drejtuesve të klubit të ju humb durimi për trajnerin Ronald Koeman.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Koeman do të shkarkohet pas ndeshjes ndaj Atletico Madridit që luhet të shtunën.

Presidenti i klubit Joan Laporta ka mbetur i befasuar nga holandezi pasi beson që ekipi i tyre mund të bëjë më shumë me një trajner tjetër në krye.

Si emra të mundshëm për të zëvendësuar Koemanin në stolin e Barçes po përmenden Xavi, Roberto Martinez dhe Andrea Pirlo.