Lajme

Koeficienti për pagat mbi apo nën 120? Kështu përgjigjet Albulena Haxhiu

01/04/2023 23:23
nga:G B

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetin social Instagram, raporton Gazeta Blic.

Ajo është pyetur edhe për koeficientin për Ligjin e Pagave, i cili nuk dihet dhe për të cilin Qeveria ende nuk është deklaruar.

Një ndjekës e ka pyetur Haxhiun se a do të jetë mbi 120 apo nën 120 koeficienti, derisa ajo ka thënë se ende nuk dihet.

“Ende nuk dihet sepse është duke u bërë kategorizimi i vendeve të punës”, ka qenë përgjigja e saj./Gazeta Blic/