Vendimi i fundit i miratuar nga Qeveria e Kosovës për koeficientin me vlerë 105 euro, po vazhdon të duket si një vendim jo i drejtë dhe shumë shqetësues.
Kështu të paktën u shprehën nga Parita Demokratike e Kosovës (PDK), ku deputeti i kësaj partie, Ferat Shala tha për GazetaBlic se ky koeficient është diskriminues dhe sipas tij do të krijojë probleme të mëdha.

“Partia Demokratike sot kemi ngritur shqetësim që minimumi i koeficientit të ishte 120 euro dhe ky koeficient i miratuar nga Qeveria është jomeritore dhe është diskriminues dhe krijon probleme të mëdha në gjithë sektorët e vendit, veçanarisht godet nivelet akademike, sektorin e sigurisë në terësi, shërbyest civil dhe sektorin e drejtësisë”, tha Shala.
Edhe deputeti Mergim Lushtaku thotë për GazetaBlic se, koeficienti me vlerë prej 105 eurove është i padrejtë dhe nuk i realizon këkesat e zyrtarëve publik për krizën ekonomike.
Sipas Lushtakut, me vendimin për koeficinetin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka luajtur psikologjikisht me shërbyesit publik.

“Koeficienti me vlerë prej 105 eurove është i padrejtë dhe nuk i realizon këkesat e zyrtarëve publik për krizën ekonomike. Këtë çështje e kemi ngritur si shqetësim qysh në fillim të hartimin të Projektligjit për paga, që nuk është dasht të vije një Ligj i Pagave pa u rregulluar në brendësi vlerën e koeficientit. Por, VV-ja dhe Albin Kurti ka luajtur psikologjikisht me shërbyesit publik në tërësi, të cilët kanë shpresuar që vlera e koeficientit të jetë së paku 120 euro”, tha Lushtaku.
Lushtaku shtoi se sindikatat janë shumë të pakënaqur me këtë vendim dhe pritshmërite e tyre ishte tjera.
“Të dëshpëruar me këtë vlerë janë edhe shumë sindikata që kanë shprehur pakënaqësitë e tyre. Nesër në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere kemi me trajtu bashkë me ministrin ku edhe do të ballafaqohet me mashtrime të mëdha gjatë prezantimit të rritjes së pretenduar nga Qeveria, sepse janë parë shumë mirë reagimet e sektorit publik që Qeveria i gënjeu qytetarët, duke thënë se dallimi është shumë i madh mes pagës bruto të asaj që i kanë marrë dhe asaj që do t’i marrin tani”, tha Lushtaku.
Lushtaku shtoi se shpresat që kjo të ndryshojë është shumë e vogël, sepse ai thotë se VV-ja është një demokraci diktaktoriale ku vendimet i merr veç Albin Kurti.
“Shpresoj që në Kuvendin e Kosovës të ketë vullnet për një rritje sepse meqenëse se ndryshimi vjen nga Kuvendi, ka mundësi që të ketë rritje, por duke parë që VV-ja është një demokraci diktatoriale ku të gjithë kanë të drejtë të flasin dhe vetëm një vendos, në këtë rast Albin Kurti, nuk shoh ndonjë shpresë për këtë gjë”, tha Lushtaku për GazetaBlic.
Edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa thotë se koeficienti me vlerë 105 euro për zyrtarët publik është i papranushëm.
Mustafa në një intervistë për GazetaBlic thotë se, një gjë e tillë është e padrejtë ku sipas tij duhej të merrej përbazë, kriza ekonomike e energjetike që ka kapluar vendin.

“Si Lidhje Demokratike e Kosovës e vlerësojmë si të papranushëm dhe i cili nuk reflekton në gjendjen e rëndë ekonomike, në rritjen enorme të çmimeve veçanarisht tek produktet elementare të qytetarëve të Kosovës, përfshirë këtu edhe krizën e energjisë elektrike”, tha Mustafa.
Mustafa shtoi se LDK-ja do të propozojë përsëri një plotësim-ndryshim me një amandament që vlera bazë e koeficientit të jetë 125 euro, jo 105 euro.
“Ne kemi propozuar, do të propozojmë edhe në seancë plenare një plotësim-ndryshim me një amandament që vlera bazë e koeficientit të jetë 125 euro, jo 105 euro”, tha Mustafa.
Mustafa shtoi se me këtë vendim, kryeministri Kurti u kujdës vetëm për pagën e vet dhe jo të shumicës së zyrtarëve publik.
“Këtu duhet veçuar, që kryeministri Kurti edhe pse ka nxjerr një vendim të tillë për koeficientin me vlerë 105 euro, duke lënë shumicën e zyrtarëve të shtetit pa pagën e njëjtë që kanë pasur, përkundër faktit që ata ballafaqohen me rritjen e çmimeve, ai është kujdësur që vetës t’i rris pagën për 480 euro. Një pagë e gjysmë të Republikës së Kosovës, ia ka rritur vetvetës, ndërsa shumicës ndërmuese iu la pagën e njëjtë, disa edhe i zvogloi”, tha Mustafa për GazetaBlic.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte shkruar se ky koeficient është alarmues dhe mashtrues.

“Ligii sipas këtij koeficenti ka krijuar terren për keqkuptime ndaj kundërshtimeve opozitare të një vendimmarrjeje qeveritare arbitrare dhe përjashtuese. Kjo qasje është fyese! Ky koeficient është alarmues dhe mashtrues!”, ka përfunduar Haradinaj.


