Lajme

Kodi Civil në Kuvend sivjet – Haxhiu: Jemi duke punuar me deputetë që janë kundër

08/23/2023 12:38
nga:N K

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Qeverisë, tha se gjatë këtij viti pritet që në Kuvendin e Kosovës të shkojë për votim Kodi Civil dhe ai i Procedurës Civile.

Ajo tha se vonesat për t’u votuar këto kode kanë duke ndodhur pasi po punohet me deputet që janë kundër.Sipas saj, ata janë duke diskutuar edhe me deputete e mazhorancës, por edhe të opozitës që kur ky ligj të shkoj për votim në Kuvend të mos dështojë.

“Sot u votua edhe dokumenti i Kodit të Procedurës Civile. Planifikojmë që brenda këtij viti të procedojmë edhe Kodin Civil edhe Kodin e Procedurës Civile. Ne jemi duke punuar me deputetët që Kodi të mos dështojë kur të shkoj në Kuvend”, tha ajo.