Ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Shqipërisë në fillim të viteve 1990, Irakli Koçollari, ka deklaruar se çështja e Kosovës ka qenë ndër prioritetet kryesore të shtetit shqiptar që nga periudha pas Luftës së Dytë Botërore.
Sipas tij, një moment i rëndësishëm ishte vizita e parë e ish-udhëheqësit komunist shqiptar, Enver Hoxha, në ish-Jugosllavi në vitin 1946.
Koçollari tha se, bazuar në burime arkivore ruse, gjatë takimeve në Beograd, Hoxha e kishte ngritur menjëherë çështjen e Kosovës dhe bashkimit të saj me Shqipërinë.
“Kosova ishte pjesa më e rëndësishme dhe më vitale e historisë por edhe e ndërgjegjes sonë. Interesat e Shqipërisë për Kosovën kanë qenë permanente jo vetëm në të 90-tën por kanë qenë shumë kohë përpara. Unë do të përmend disa gjëra që do të lidhen me vëmendjen, interesin dhe punën e madhe e madhe që është bërë në Shqipëri, duke filluar të paktën nga viti ’45 për Kosovën. Besoj që duhet të keni dëgjuar se në ’46-tën është realizuar vizita e parë e Hoxhës në ish-Jugosllavi. Vëmendja, dëshira dhe ankthi dhe dashuria jonë dhe prindërve tonë për Kosovën ka qenë aq e madhe, sa njerëzit këtu nuk mund ta kuptojnë dot. Por t’i referohem vizitës që e përmenda, të paktën jo nga burimet tona, por nga burimet dhe arkivat ruse, duhet përmend vetëm një fakt.
Në vizitën e parë të takimeve që ka ardhur Hoxha në Beograd, mbas vizitës disaditore, që disa marrëveshje nuk u nënshkruan, ka një rregull protokollar për tu shpjeguar. Ambasadori jugosllav në Tiranë, kur kryeministri shqiptar shkon atje, ai shkon përpara dhe e pret atje bashkë me kryeministrin e vendit. Ambasadori jugosllav ka shkuar dhe ka shoqëruar gjithë vizitën. Pas kësaj ai është kthyer në Tiranë.
Sovjetikët të interesuar shumë se si shkoi vizita, se ishte e para e shteti amë, në territorin ku ndodhej edhe gjysma e popullsisë së tij. Ambasadori sovjetik kërkon ambasadorin jugosllav, i thotë si shkoi vizita e Hoxhës në Beograd. Ai i tërbuar thotë si mund të shkonte mizërie fare, se ky zagar thotë për Enver Hoxhën, pas zbritur mirë nga shkallët e avionit, i thotë Titos çështja e parë që do të flitet në rendin e ditës do të jetë çështja e Kosovës dhe bashkimi i saj me Shqipërinë”, ka thënë Koçollari./Dukagjini.


