Lajme

Koci: Skenderaj nuk është qytet që frikësohet me autoblinda e demonstrim force

05/15/2026 08:29
nga:L J

Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj pranisë së forcave të shtuara policore në Skenderaj, duke e cilësuar situatën si të panevojshme dhe fyese për qytetarët.

Përmes një reagimi në Facebook, Koci tha se problemet nuk zgjidhen me demonstrim force dhe se dërgimi i njësive të shumta policore në Skenderaj nuk i shërben qetësimit të situatës.