Lajme

Koci: Situata është serioze, po na rrezikohet shtetësia

08/05/2025 22:05
nga:Genita C

Avokati, Arianit Koci, ka reaguar sot pas konferencës së Presidentes, duke theksuar se situata aktuale është shumë serioze dhe po rrezikohet shtetësia e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të ngriten në protestë, duke u shprehur se kjo nuk është rastësi dhe se rezistenca qytetare është e nevojshme për të kundërshtuar papjekurinë dhe interesat meskine të politikanëve.

Koci ka theksuar gjithashtu se ka informacione të sakta dhe fakte në lidhje me situatën, duke paralajmëruar rrezikun që po e kalon vendi.