Lajme

Koci: Seanca dështon edhe sot, vazhdon cirku i deputetëve – populli po varfërohet, bizneset në prag të falimentimit

06/23/2025 10:09
nga:G B

Avokati Arianit Koci, ka thënë se sot sërish do të dështojë seanca e Kuvendit, hera e 36-të, raporton Gazeta Blic.

“Cirku i deputetëve vazhdon! Definitivisht nuk janë normal”, ka shkruar ai, duke shtuar se në anën tjetër populli po varfërohet dhe ekonomia është shumë keq.

Po ashtu, Koci ka paralajmëruar se shumë biznese në Kosovë janë në prag të falimentimit.

Postimi i tij i plotë:

A ka nevojë me iu tregu që edhe sot dështon seanca e Kuvendit?

Hera e 36-të!

Cirku i deputetëve vazhdon!

Definitivisht nuk janë normal.

Në anën tjetër, populli po varfërohet. Ekonomia është shumë, shumë keq!

Madje, edhe kafenetë po kanë probleme me mbijetu!

A e dini sa biznese në Kosovë janë në prag të falimentimit?