Lajme

Koci për vrasjen e 18-vjeçarit: Rrethi ynë ka nevojë të shokohet, le t’i shohim të gjithë frytet e degradimit të shoqërisë

1 vitë më parë
nga:G C

Avokati kosovar, Arianit Koci ka bërë një reagim në lidhje me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë dhe pamjeve tronditëse të momentit që i mori jetën nga dy të mitur, duke e rrahur me shkop, raporton GazetaBlic.

Koci thotë se të gjithë janë tronditur, por sipas tij rrethi ynë ka nevojë të shokohet pasi siç thotë ai duhet të shihen të gjithë frytet e degradimit të shoqërisë.

“Dhuna, rrena, mashtrimi dhe agresiviteti kultivohen çdo ditë dhe në të gjitha poret e jetës. Vetëm përcjellini komentet në portale: sharje, kërcënime, tallje dhe “kungja”. Njejtë është situata edhe në rrjete sociale. Thuaja askush askujt, nuk ia thotë një fjalë të mirë”, shkruan tutje Koci.

Shkrimi i plotë: