Lajme

Koci: Për caktimin e masës për vete Gjykatës i’u deshën vetëm 24 orë kohë, për të tjerët shkon deri në 7 muaj!

12/02/2022 17:02
nga:Y I

Avokati, Arianit Koci, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për shtyrjen e vendimit të Qeverisë për uljen e pagave ndaj gjyqëtarëve dhe prokurorëve raporton Gazeta Blic.

Koci thotë se kjo është anomali tjetër e sistemit jurid në Kosovë.

“Në vakume të tilla juridike, Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias e kishin njohur këtë të drejtë nën arsyetimin se nuk ekziston një autoritet alternativ që do mund të vlerësonte kushtetutshmërinë e një akti të caktuar, sepse vendimi në fjalë i Qeverisë i prek të gjithë gjyqtarët, prandaj nuk mund të konsiderohet përjashtimi i të gjithë gjyqtarëve” shkruan Koci.

Koci tutje shton se veprime të tilla ngjalllin dyshime.

“Në të njëjtin vendim të Gjykatës Kushtetuese, ajo kishte konstatuar se ndryshimi i pagave të gjyqtarëve mund të bëhet vetëm me ligjin për paga dhe nuk mund të jetë subjekt i vendimeve qeveritare. Pse nuk u kundërshtua ky vendim kur u rritën pagat? Nëse nuk u kontestua, a indikon kjo se Gjykatat në raste të tilla gjithnjë do vendosin në favor të tyre” pyet avokati Koci.

Në fund Koci thotë se koston e “qerimit të hesapeve mes dy pushteteve” nuk duhet ta paguajnë qytetarët.

“Për caktimin e masës për vete Gjykatës i mori 24 orë kohë; të njëjtës për dikë tjetër i merr 7 muaj. Kjo anomali tjetër” thotë ai raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Një anomali tjetër e sistemit juridik të Kosovës!

Gjykata Themelore në Prishtinë paska vendosur për shtyerjen e ekzekutimit të vendimit të Qeverisë me të cilin u janë ulur pagat gjyqtarëve e prokurorëve.
Në vakume të tilla juridike, Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias e kishin njohur këtë të drejtë nën arsyetimin se nuk ekziston një autoritet alternativ që do mund të vlerësonte kushtetutshmërinë e një akti të caktuar, sepse vendimi në fjalë i Qeverisë i prek të gjithë gjyqtarët, prandaj nuk mund të konsiderohet përjashtimi i të gjithë gjyqtarëve.

Megjithatë, veprimet e tilla ngjallin dyshime të tjera. Në të njëjtin vendim të Gjykatës Kushtetuese, ajo kishte konstatuar se ndryshimi i pagave të gjyqtarëve mund të bëhet vetëm me ligjin për paga dhe nuk mund të jetë subjekt i vendimeve qeveritare. Pse nuk u kundërshtua ky vendim kur u rritën pagat? Nëse nuk u kontestua, a indikon kjo se

Gjykatat në raste të tilla gjithnjë do vendosin në favor të tyre?
Pavarësisht se nuk pajtohem me vendimin e Qeverisë, koston e qerimit të këtyre hesapeve mes dy pushteteve nuk duhet ta paguajnë qytetarët me tejzgjatje të gjykimeve, ani pse mirëfilli dihet sa gjatë zvarriten procedurat.

Në anën tjetër, dihet se të gjithë jemi të barabartë, por po shihet se disa janë më të barabartë se të tjerët. Për caktimin e masës për vete Gjykatës i mori 24 orë kohë; të njëjtës për dikë tjetër i merr 7 muaj. Kjo anomali tjetër!

Gjykata e bllokon përkohësisht vendimin e Kurtit uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve