Lajme

Koci paralajmëron bllokim simbolik të Kuvendit: Deputetët nuk kanë të drejtë me dalë pa marrëveshje politike

06/05/2025 09:56
nga:Genita C

Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar një protestë simbolike sot para Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar ndërprerjen e “lojës me durimin e popullit” nga ana e deputetëve, raporton GazetaBlic.

Koci njoftoi se nga ora 10:30 do të mblidhen qytetarë përpara hyrjes së Kuvendit, ndërsa në ora 11:00 ai do ta “mbyllë derën me një fjonge” – si simbol i bllokimit moral ndaj mungesës së marrëveshjes politike pas 26 tentativave të dështuara.

Ai theksoi se protesta do të jetë paqësore, pa dhunë e pa tension, duke ftuar edhe Policinë e Kosovës dhe mediat për mbështetje dhe monitorim, në përputhje me Kushtetutën.

E plotë:

Sot, në ora 11:00 – ua mbyllim derën deputetëve!

Deputetët futen në Kuvend – për herë të 27-të.

Por sot, nuk kanë të drejtë me dalë pa marrëveshje politike.

Kjo lojë me durimin e popullit duhet të marrë fund.
⸻
Ju ftoj që nga ora 10:30 të mblidhemi para hyrjes së Kuvendit.

Në ora 11:00 do ta mbylli derën me një fjonge – si simbol i bllokimit moral.

Nuk ka dhunë. Nuk ka tension. Ka vetëm përgjegjësi!

Ftoj edhe mediat që na përkrahin, dhe Policinë e Kosovës që të na mundësojë protestën e qetë – ashtu siç e parasheh Kushtetuta.
P.S.

Bëjeni share ju lutem!