Avokati Arianit Koci ka kritikuar opozitën për mungesë uniteti në gjetjen e një kandidati për President, duke thënë se ajo nuk po arrin marrëveshje as mes vete e as për një kandidat konsensual, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, interesat personale po e bllokojnë shtetin, ndërsa kjo situatë i mundëson kryeministrit Albin Kurti të qëndrojë gjatë në pushtet pa rezultate domethënëse në qeverisje.


