Avokati Arianit Koci, ka thënë se partitë nesër nuk duhet të bëjnë gara se kush është më i poshtër, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ato as nuk duhet t’i hedhin truqe njëri-tjetrin, pasi jemi lodhur me lojëra.
“VV – le të propozojë një kandidat që nuk është pjesë e qeverisë. PDK, AAK, Nisma dhe deputetët e komuniteteve joshumicë – le ta votojnë”, ka shkruar ai në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Parti politike dhe deputetë: nesër mos bëni gara kush është më i poshtër.
As kush kujt ia “hedhë” me truqe.
Jemi lodhë me lojëra.
Kreativitetin përdoreni për zhvillimin e shtetit. Për prosperitetin e shoqërisë.
VV – le të propozojë një kandidat që nuk është pjesë e qeverisë.
PDK, AAK, Nisma dhe deputetët e komuniteteve joshumicë – le ta votojnë.
Kështu krijohen kushtet që Kuvendi të shpërbëhet, dhe më në fund të shkojmë në zgjedhje të reja – aty ku vendos qytetari, jo pazaret e fëlliqura të politikanëve.
E në zgjedhje të reja, ne votuesit e dijmë çka bëjmë!


