Sot ka dështuar për të 26-tën herë të konstituohet Kuvendi i Kosovës.
Por, ndryshe nga herët e tjera deputetët u dakorduan për diçka, që seanca e radhës të mbahet nesër pasi të premten është festa e Bajramit.
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar avokati, Arianit Koci.
Koci tha në reagimin e tij se ‘Kur është në pyetje pushimi, festat dhe interesi personal – deputetët merren vesh menjëherë’
‘Por kur është fjala për popullin – 26 herë dështim radhazi!’ shkruan Koci raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Kur është në pyetje pushimi, festat dhe interesi personal – deputetët merren vesh menjëherë!
Por kur është fjala për popullin – 26 herë dështim radhazi!
Asnjë marrëveshje për të mirën e vendit.
Asnjë përgjegjësi për votuesin që i solli aty.
Vetëm kalkulime, hesape dhe ruajtje të pozitave.
Turp!
Kuvendi është kthyer në arenë pazari – jo institucion shtetëror.
E populli – veç po e shikon.
Por jo edhe për shumë gjatë.
Po vjen dita me ua tregu se kujt i takon ky vend.
Dhe kush duhet ta përfaqësojë me dinjitet.


