Lajme

Koci: Fakti që unë po bëhem inspirim për artistët tregon se jam në rrugë të drejtë!

07/23/2025 20:57
nga:Y I

Avokati, Arianit Koci, i cili tash e disa kohë po mban aksione para Kuvendit për krizën politike që ka përfshirë vendin, ka ndarë një fotografi të veçantë mendjekësit e tij në Facebook.

Koci shkruan “Fakti që unë po bëhem inspirim për artistët tregon se jam në rrugë të drejtë.”

“Une flas, kur të tjerët heshtin.Politikanët po e shkatërrojnë shtetin – e populli rri i heshtur – është porosia e këtij instalacioni.Kjo vepër konceptuale, më shumë se çdo fjalim, e tregon realitetin ku jetojmë” shkruan Koci raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

“ART IS A WAY OF SURVIVAL.”

Kur muret rrënohen, gomari qesh dhe podiumet mbesin veç skenografi, arti e thotë të vërtetën.

Fakti që unë po bëhem inspirim për artistët tregon se jam në rrugë të drejtë.

Une flas, kur të tjerët heshtin.

Politikanët po e shkatërrojnë shtetin – e populli rri i heshtur – është porosia e këtij instalacioni.

Kjo vepër konceptuale, më shumë se çdo fjalim, e tregon realitetin ku jetojmë.

Vepër e artistit të njohur – Fatmir Mustafa Karllo.