Lajme

Koci: Dikush po më thotë katolik, dikush i pa fe

06/25/2022 21:10
nga:Gazeta Blic

Avokati Arianit Koci ka reaguar edhe njëherë në facebook pas debatit që shkaktoi me deklaratën ku tha se është shtuar numri i femrave që bartin shamia.

Ai tha se pas kësaj ka marrë shumë kërcënime dhe u linçua, raporton Gazeta Blic.

“Dikush po më thotë katolik, dikush i pa fe”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

1.
Dikush po më thotë katolik, dikush i pa fe.
Por të gjithë këta, në unison, po e apstrahojnë faktin që une e kam pasë nënën muslimane, e gjyshin hoxhë.

Jo njëherë kam thënë publikisht se jam katolik, aq sa jam edhe musliman.

Por, si duket, këtë të drejtë po tentojnë të ma mohojnë.

Une jam musliman, veç kur ma japin vizën disa analfabet që e predikojnë gabimisht fene islame, dhe disa përkrahës të tyre primitiv.
Fatmirësisht, janë pakicë.

2.
Ja me ata, ja me neve!
E nëse je me neve, duhet me qenë ashtu si ne mendojmë që është mirë.
Mundësisht, wahhabist!

Mu ky është problemi i një pjesë të shoqërisë sonë: e kanë kriju modelin e një muslimani, sipas interesave të veta.

E nuk shkon ashtu.
Une jam ky që jam: edhe katolik edhe musliman.
E në rend të parë, shqiptar.