Lajme

Koci: Autostrada duhet paguar, pse ta mbajmë vetëm ne barrën, e të tjerët ta shfrytëzojnë falas

08/21/2025 08:12
nga:G B

Avokati Arianit Koci, ka thënë se autostrada duhet paguar, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova është vend tranzitor dhe autostrada nuk është vetëm e jona, është korridor për rajonin, andaj s’duhet ta mbajmë barrën vetëm ne e të tjerët ta shfrytëzojnë falas.

“Kush përdor – paguan”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Autostrada duhet paguar.

Ka fillu me u amortizu, e së shpejti mund të bëhet rrugë e rrezikshme, nëse nuk mirëmbahet.

Në anë tjetër, Kosova është vend tranzitor. Nuk është vetëm autostradë e jona – është korridor për rajonin.

Pse të mbajmë vetëm ne barrën, e të tjerët ta shfrytëzojnë falas?

Kush përdor – paguan.

P.S

Facebook paska vendosë me ma dhanë “Fan Favourite Badge”.

Pra, sipas tyre – jam i preferuari i juaj.

Unë po e marr si provë që fjalët, debatet dhe protestat e mija, nuk po shkojnë kot.