Lajme

Koci: Arsyet me protestu veç po shtohen

02/15/2026 20:35
nga:Genita C

Avokati Arianit Koci ka thënë se situata ekonomike e rëndë dhe rritja e çmimeve, ndërsa pagat mbesin të pandryshuara, po e detyrojnë rininë të mendojë për largim nga Kosova, raporton GazetaBlic.

Ai ka theksuar se kjo është pasojë e keq-qeverisjes dhe ka ftuar për një fazë të re të protestave, duke kërkuar një strukturë të fortë dhe të organizuar.

Koci u bëri thirrje të rinjve që të angazhohen dhe të kontribuojnë në këtë proces për të ndryshuar gjendjen dhe për të sjellë një Kosovë me dinjitet.