Lajme

Koalicioni për Familje tubim në Gjakovë: Do të dihet kush është nëna, kush është babai

01/21/2025 21:10
nga:Y I

Koalicioni për Familje sonte e ka mbajtur tubimin e vet elektoral në Gjakovë.

“Tashmë ka përfunduar edhe tubimi ku u hap fushata zgjedhore këtu në Gjakovë nga Koalicioni për familje nga ku u paraqitën premtimet ku njëri ndër premtimet kryesore ishte pra mbrojta e kauzës së tyre, mbrojtja e familjes nga ku u tha që nuk do të ketë martesa të gjinive të njëjta, dhe u tha që do të ruhet familja tradicionale dhe do të dihet se kush është babai, kush është nëna dhe kush janë fëmijët”.

“Përveç kësaj pati edhe premtime ku nënat lehona do të mbesin edhe me 500 euro”.

“750 euro për fëmijën e dytë dhe me një mijë euro për fëmijët e tretë. Të gjitha këto para do të shpërndahen për dy vjet”

“Përveç kësaj pati premtime edhe për pensione, nga ku u tha se do të ulen edhe për pensionistët, do të ulin pragun e moshën nga 65 në 60 vjeç”./Klan Kosova/