Ka përfunduar tubimi i Koalicionit për Familje në Prizren.
Me vete, mbështetësit morën premtimet që ia dhanë liderët e Koalicionit për Familje.
Në këtë tubim u tregua se do ta mbrojnë familjen tradicionale dhe nuk do të lejojnë martesën e gjinive të njëjta dhe ndërrimin e gjinisë.
Koalicioni për Familjen prezantoi shtatë shtyllat e programit, ku pati premtime për fuqizimin e familjes, premtime për arsimin dhe për dallime nga vendet e tjera, në Prizren fokus kishte shëndetësia, ku u premtua sigurimi publik shëndetësor dhe rindërtimin e QKUK-së./Klan Kosova/


