Ish-deputeti i AAK-së, Haki Abazi, ka bërë të ditur se si qëndron Aleanca në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Abazi thotë se energjia e AAK-së është e fokusuar në rifreskim të programit zgjedhor.
“Unë mendoj që zgjedhjet e fundit nacionale që u mbajtën, kanë përcaktuar një farë dinamike të pozicionit të Aleancës. Ne ishim në lidhje të përbashkët me NISMA Socialdemokrate, e cila pas zgjedhjeve menjëherë lëvizi nga partneriteti, kësaj radhe jemi në dinamikën e plotë të konsolidimit të listës, rifreskimit të programit zgjedhor, dhe aty janë të fokusuara të gjitha energjitë”, u shpreh Abazi.
Sa i përket një koalicioni të mundshëm mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, Abazi tha se mund të quhet i natyrshëm.
“Do të mund të quhej i natyrshëm, natyrisht është qendër e djathtë, të dy partitë. Edhe në të kaluarën ka funksionuar”, u shpreh Abazi.


