Lajme

Knaus: Edhe pse shumë deputetë ishin larg për shkak të Pashkëve, Kosova mori rekomandim të fortë për anëtarësim në KiE

03/27/2024 17:43
nga:Sh R

Gerald Knaus nga European Stability Initiative ka reaguar pasi Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë në synimin për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës.

Knaus ka thënë se ky është një rekomandim i fuqishëm nga Parisi që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës “pavarësisht që festa e Pashkëve mban larg shumë deputetë”.

Ai e ka përgëzuar raportuesen Dora Bakoyannis.

“Sinjal i fortë për Bashkimin Evropian”, ka shkruar Knaus në “X”.