Sporti

Klubi nga Serie A pushtohet nga COVID-19

07/24/2021 15:08
nga:E K

Problemet nga Covid-19 janë përsëri të pranishme tek Empolit. Klubi toskan, përmes një deklarate zyrtare, njoftoi pozitivitetin ndaj Covid-19 të gjashtë pjesëtarëve, që i përkasin grupit të ekipit.

Ata që morën infeksionin e virusit tashmë janë vendosur në izolim.

Për pasojë, klubi italian njoftoi anulimin e ndeshjes miqësore kundër Cuoiopelli, e cila duhej të luhej sot në orën 18:00, në Santa Croce sull’Arno.

Skuadra e drejtuar nga Aurelio Andreazzoli do të rifillojë stërvitjen pasdite për të vijuar përgatitjet në funksion të sezonit 2021-2022. Deri në një njoftim tjetër, seancat e trajnimit do të zhvillohen me dyer të mbyllura.