Sporti

Klubi i Premierligës është i interesuar për Jose Mourinhon!

04/14/2024 16:04
nga:Lorik J

Jose Mourinho është në listën e ngushtë të West Ham për të pasuar David Moyes, raporton gazeta portugeze ‘A Bola’.

Special One është ndër favoritët për të zëvendësuar David Moyes, të cilit i skadon kontrata dhe pritet të largohet nga klubi londinez në fund të sezonit. Përveç Mourinhos, në listën e “çekanëve” janë edhe Paulo Fonseca, Julen Lopetegui dhe Graham Potter.

Specialisti portugez ka mbetur pa skuadër që prej largimit nga Roma. Jose Mourinho ka përvojë solide si trajner në Premier League, pasi ka qenë në krye të Chelseat, Manchester United dhe Tottenham deri më tani.

West Ham synon të eksplorojë kushtet financiare të Special One dhe nëse ato i përshtaten mundësive të tyre, atëherë drejtuesit e klubit londinez do të fillojnë negociatat me Jose Mourinhon

/GazetaBlic Sport