Sporti

Klubi i njohur i Premier League shkarkon trajnerin

11/07/2022 18:01
nga:E K

Tashmë është zyrtare, Ralf Hasenhuttl nuk është më trajner i skuadrës së Southamptonit!

Këtë lajm e ka bërë publike klubi nga Hampshire me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke e falënderuar 55-vjeçarin për punën e përshkuar në këto 4 vite në drejtimin e skuadrës.

Ralph Hasenhuttle mori drejtimin e Sauthemptonit më 6 dhjetor 2018 teksa ka numëruar 173 ndeshje në të gjitha kompeticionet ku ka arritur 60 fitore, 38 barazime dhe 75 humbje.