Molde shiti yllin e tyre të sulmit, David Datro Fofana te Chelsea për rreth 11 milionë euro.
Pas kësaj, klubi kampion norvegjez ka nisur kontaktet për transferimin e Veton Berisha të Hammarby, përcjell GazetaBlic Sport.
Si Nettavisen ashtu edhe TV2 në Norvegji kanë raportuar se një marrëveshje është duke u zhvilluar.
Berisha është 29 vjeçar dhe luan tek kombëtarja e Norvegjisë.
/GazetaBlic Sport


