E ardhmja e Shkodran Mustafit mund të jetë në Serie A.
Genoa e transferoi mbrojtësin e Napolit, Maksimovic, por Torino është gjithashtu i interesuar për ish lojtarin e Sampdorias, andaj do të përpiqet ta kthejë atë në Itali, përcjell GazetaBlic Sport.
Sidoqoftë, sipas TuttoMercatoWeb, Torino ka konkurrencë nga Adana Demispor pas refuzimit të David Luiz për t’u transferuar në Turqi.
Mustafi nuk është i panjohur për Serie A, pasi ka luajtur për Sampdoria në 2012-14.
Ai luftoi me dëmtimet muskulare vitet e fundit, duke penguar përparimin e karrierës së tij.
/GazetaBlic Sport


