Sporti

Klubet kërkojnë takim me ministrin, Hajrulla Çeku përndryshe organizojnë protestë

03/28/2023 14:40
nga:Lorik J

Disa prej klubeve të Superligës e Ligës së Parë janë mbledhur sot në zyrtet e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Takimi është udhëhequr nga Tahir Batatina, Avni Haxhiu dhe Shaban Baholli.

Diskutimi kryesor në këtë takim ishte veprimi në të ardhmen për çështjen e licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Klubet janë dakorduar që të kërkojnë një takim me ministrin Hajrulla Çekun për të diskutuar më të lidhur me procesin e licencimit të FFK-së.

Përndryshe nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë klubet pritet të organizojnë një protestë madhështore para zyreve të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.