Shtëpia më e madhe e futbollit, kohëve të fundit ka propozuar planin që Kupa e Botës të mbahet çdo dy vjet.
Klubet evropiane kanë dal kundër propozimit të FIFA që është ideuar nga ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger që tashmë mbanë postin e zyrtarit të FIFA’s për zhvillimin global të futbollit,përcjell GazetaBlic Sport.
Kundër këtij projekti ka dal edhe presidenti i UEFA, Aleksander Ceferin i cili paralajmëroi se kombëtaret evropiane nuk do marrin pjesë në Kupën e Botës nëse ky plan hyn në fuqi.
Drejtori menaxhues i Ligave Evropiane, Jacco Swart tha se propozimet krijuan një “ndryshim të rëndë” në ekuilibrin midis futbollit të klubeve dhe ekipeve kombëtare në aspektin sportiv dhe në vlerën ekonomike.
/GazetaBlic Sport/


