Skuadrat arabe nuk po ndalen në merkaton verore.
Pas emrave si Brozovic e Benzema, Roberto Firmino e N’Golo Kante, tani po synohet edhe transferimi i Immobile në ligën arabe, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas “Il Messaggero”, një nga klubet kryesore arabe kanë shprehur interesim për shërbimet e italianit duke ofruar kontratë dy vjeçare me vlerë prej 35 milionë eurosh.
Immobile te Lazio ka shënuar 196 gola dhe ka asistuar 53 herë në 297 paraqitje.
/GazetaBlic Sport/


