Lajme

Policia Ushtarake e FSK-së trajnohet në Kroaci

3 ditë më parë
nga:Sh R

Policia Ushtarake e FSK-së, kanë realizuar trajnim të përbashkët me Policinë Ushtarake të Kroacisë.

Kjo sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci është bërë në kuadër të bashkëpunimit bilateral.

“Fokusi i trajnimit ka qenë në fushën e Mbrojtjes së Afërt dhe Anti-Terrorizmit (C.A.T.-TEAM), me qëllim përmirësimin e aftësive të personelit të dy forcave policore në menaxhimin e situatave të sigurisë dhe luftimin e kërcënimeve të mundshme. Gjatë trajnimit, janë zhvilluar aktivitete intensive që kanë përfshirë qitje me armë të shkurtra dhe të gjata ( ditën dhe natën), si dhe skenarë të ndryshëm për pastrimin e objekteve, ngasjen e automjeteve në poligonin përkatës me pengesa dhe shoqërimi-sigurimi i VIP gjatë ecjes në  natyrë  “hiking’”, ka shkruar Maqedonci.

Përveç trajnimit intensiv, sipas tij gjatë kësaj periudhe është realizuar një shkëmbim i vlefshëm përvojash dhe njohurish mes dy palëve pjesëmarrëse.