Lajme

Rezultat i dy rekordeve të zeza / Rukiqi për grafikonin e VV’së rreth të hyrave të Doganës

08/22/2023 16:35
nga:N K

Lëvizja Vetëvendosje, kanë bërë të ditur se sot është thyer rekordi nga ATK, ku kanë mbledhur mbi 1 miliard euro për buxhetin e Kosovës, shkruan Gazeta Blic.

Për këtë përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar Berat Rukiqi nga LDK, duke u shprehur për VV-në  “manipulim statistikor të radhës”.

Ai ka shkruar se “ky “rekord” eshte rezultat i dy rekordeve te zeza per ekonomine e vendit: Rritjes rekorde te deficitit tregtar dhe rritjes rekorde te normes se inflacionit”.