Klopp ka zbuluar të ardhmen e tij pas Liverpoolit.
Jurgen Klopp ka kontratë me The Reds deri në vitin 2024, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai ka thënë se pas përfundimit me klubin anglez do e marr një vit pushim.
“Shiko botën. Është e lehtë të përgjigjesh. Do të bëj një vit pushim kur të vijë ajo kohë”, tha fillimisht Klopp.
“Unë mund të shoh të gjithë botën nëse dua, por nuk kam kohë. Unë isha një baba i ri, një lojtar mesatar dhe kjo do të thotë se nuk kisha kohë apo para për të parë botën, kështu që u bëra trajner. Që atëherë e tutje, menjëherë më mbaroi koha. Fillova të kem ca para më shumë”, shtoi ai.
“Kam ende tre vjet në Liverpool dhe kjo është një kohë e gjatë, e gjatë në futboll. Shpresoj që të kemi sa më shumë sukses gjatë kësaj kohe. Unë jam këtu trup e shpirt, plot energji, dua të shkoj sa më larg dhe të shohim se ku mund të përfundojmë ”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


