Tashmë është zyrtare, Cristiano Ronaldo, do të vazhdojë karrierën te ish-klubi i tij, Manchester United.
Klubi i Juventus ka pranuar një ofertë prej 25 milionë eurosh për Ronaldon, kurse ky i fundit do t’i bashkohet “Djajve të Kuq” deri në vitin 2023, përcjell GazetaBlic Sport.
Në lidhje me transferimin e yllit portugez te rivalët e tyre më të mëdhenj, ka folur trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Ai tha se nuk kërkon asnjëherë që të bëjë transferime komerciale.
“Unë asnjëherë nuk kam kërkuar të bëjë transferime për qëllime komerciale“, tha Jurgen Klopp.
Jurgen Klopp on Messi/Ronaldo:
"I've never been asked to make a commercial signing." ? pic.twitter.com/rxMXFrtQhf
— Anfield Watch (@AnfieldWatch) August 27, 2021
/GazetaBlic Sport/


