Sporti

Klopp u kërkon falje tifozëve: Duhet të kishim luajtur më mirë

04/25/2024 08:51
nga:E K

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp u kërkoi falje tifozëve për humbjen në derbin Merseyside ndaj Everton të mërkurën mbrëma.

Vizita e fundit e gjermanit në Goodison Park përfundoi në humbjen e tij të parë atje, pasi kishte fituar më parë dy dhe barazuar pesë, pasi golat e Jarrad Branthwaite dhe Dominic Calvert-Lewin i siguruan vendasve pikët e plota, shkruan GazetaBlic Sport.

“Mund t’i kërkoj vetëm falje tifozëve për sot. Është shumë zhgënjyese. Ne luajtëm ndeshjen që donte Evertoni dhe ata shënuan dy gola nga goditjet e para. Duhet të kishim bërë më mirë, por nuk e bëmë”, tha Klopp.

/GazetaBlic Sport/