Liverpool do të përballet në xhiron e ardhshme të Premierligës me Tottenham Hotspur.
Skuadra e Klopp po lufton në një garë të ngushtë me Manchester Cityn për titullin kampion në ligën angleze, shkruan GazetaBlic Sport.
Klopp e cilësoi kundërshtarin e rradhës të Liverpoolit si një ekip masiv.
“Të gjitha ekipet luftojnë për diçka, por Tottenham padyshim kanë një ekip masiv’’, tha trajneri gjerman.
Ndeshja në mes Liverpool – Tottenham zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.
/GazetaBlic Sport.


