Jurgen Klopp do të vijojë projektin e tij me Liverpool dhe pavarësisht një sezoni shumë të vështirë si ky që sapo u mbyll ku anglezët mbetën jashtë Champions League, gjermani do të respektojë kontratën që e lidh me anglezët deri në vitin 2026.
Të paktën kjo është çfarë pretendon menaxheri i 56-vjeçarit, Marc Kosicke, i cili “hodhi poshtë” edhe zërat që e lidhin Klopp me kombëtaren e Gjermanisë aty ku aktualisht trajneri Hansi Flick po kalon një periudhë të trazuar me vetëm tre fitore në 11 ndeshjet e fundit.
“Jurgen Klopp ka një kontratë afatgjate me Liverpoolin. Dhe, nga ana tjetër edhe kombëtarja e Gjermanisë e ka trajnerin e saj. Ndaj, mendoj se nuk ka asnjë të vërtetë dhe nuk ka asnjë tratativë nga asnjë prej palëve”, u shpreh Kosicke.


