Sporti

Klopp sqaron ‘konfliktin’ me Manen

05/14/2021 11:14
nga:E K

Në ndeshjen mes Liverpoolit dhe Manchester United, ndodhi një ‘zënkë’ e vogël mes Jurgen Klopp dhe Sadio Mane.

Pas ndeshjes, tekniku gjerman ka reaguar menjëherë duke thënë se nuk ka asnjë problem.

Harmonia e skuadrës së Liverpoolit nuk duket të jetë në formën më të lartë të mundshme, kjo mund të lidhet për faktin se ata mund të humbasin kualifikimin në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.

Me të përfunduar ndeshja, Klopp i ka përshëndetur të gjithë lojtarët në fushë, mirëpo Sadio Mane vendosi që ta refuzonte dhe injoronte Kloppin.

“Jo nuk ka asnjë problem”, tha Klopp për BBC Sport . “Dje kam marrë vendimin vonë për të startuar me Diogo Jota. Unë zakonisht ua shpjegoj atë (lojtarëve), por nuk kishte kohë për këtë. Gjithçka është në rregull”. “Unë i ndryshova gjërat shumë vonë gjatë trajnimit. Djemtë e mi janë mësuar që t’ua shpjegojë por unë s’e bëra. Nuk kisha shumë kohë, harrova. Kjo është gjithçka”.