Bota e futbollit u trondit më 11 janar kur Sven-Goran Eriksson zbuloi se vuante nga kanceri që ishte i pamundur të operohej dhe kishte pak kohë për të jetuar.
Ish-trajneri tha se do të rezistojë për aq kohë sa të mundet.
Një nga ëndrrat e suedezit ishte të drejtonte Liverpoolin, klub me të cilin është tifoz. Pasi tifozët e kuq demonstruan dëshirën e tyre për të realizuar ëndrrën e suedezit, Jurgen Klopp hodhi hapin e radhës.
“Dëgjova për herë të parë për admirimin dhe dashurinë e tij për Liverpoolin dhe se ai ka qenë tifoz i skuadrës sonë gjatë gjithë jetës së tij”, tha Klopp në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të premte. “Ai është shumë i mirëpritur dhe mund të ulet në vendin tim, në zyrën time dhe ta bëjë punën time për një ditë nëse dëshiron, nuk ka problem.