Sporti

Klopp shuan shpresat e fansave: Bellingham nuk është në shitje – ky është problemi

07/11/2022 10:57
nga:E K

Jurgen Klopp ka komentuar në lidhje me spekulimet që e lidhin Jude Bellingham me Liverpoolin.

Tekniku gjerman, ka deklaruar se nuk beson që ky transferim do të mund të ndodh pasi ai nuk është në shitje nga klubi i tij, shkruan GazetaBlic Sport.

“Ai nuk është në shitje, ky është problemi i vetëm që kemi për lojtarin”, tha fillimisht Klopp.

“Nuk mendoj që ndonjë ndryshim do të ndodh në mesfushë, megjithatë nuk mund të dihet asnjëherë”, përfundoi gjermani.

/GazetaBlic Sport/