Jurgen Klopp, trajneri i Liverpool-it, ka folur përpara ndeshjes kundër Arsenalit në Kupën e Ligës, duke u ndalur te rinovimi i mundshëm i kontratës së Momo Salah, i angazhuar aktualisht në Kupën e Afrikës me Egjiptin e tij.
“Ai dëshiron të qëndrojë dhe ne duam që ai të qëndrojë.Ky është thelbi edhe pse e dimë që këto gjëra duan kohë”, tha fillimisht Klopp.
“Megjithatë mendoj se çdo gjë është në rregull. Deri sa kontrata të rinovohet, nuk mund të themi asgjë për këtë, por bisedimet që po vazhdojnë janë të mira. Marrëveshja nuk është arritur ende, sepse ka shumë gjëra për të folur, plus ka një palë të tretë të përfshirë që është agjenti i tij. Por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, është një proces normal”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


