Skuadra e Liverpoolit së fundmi është goditur shumë nga koronavirusi.
Një nga të prekurit në skuadrën e ‘The Reds‘ është edhe trajneri i klubit, Jurgen Klopp, shkruan GazetaBlic Sport.
Klopp nuk ka mundur të jetë prezent me skuadrën tash e një kohë, kurse në një interevistë të fundit ka zbuluar se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe pret të rikthehet së shpejti.
“Jam mirë, pres të rikthehem së shpejti. Të jem larg stafit dhe lojtarëve ishte një ndjenjë e çuditshme për mua, pasi kjo gjë nuk më ka ndodhur shpesh në karrierën time, dhe asnjëherë kaq gjatë, duke qenë larg për një javë të plotë”, tha ai.
Ai u shpreh i lumtur që është vaksinuar me kohë.
”Falenderojë Zotin që jam vaksinuar. Jam ndjerë paksa keq gjatë virusit, por fatmirësisht ishte një virus i lehtë, dhe jam i bindur se kjo ndodhi për shkak se jam vaksinuar me kohë”, shtoi Klopp.
Klopp: “I’m doing OK and looking forward to getting back to work. Being disconnected from the team and staff was a strange experience. It hasn’t happened often in my career and never for a length of time such as a full week.”
— Anfield Watch (@AnfieldWatch) January 9, 2022
/GazetaBlic Sport/


