Real Madrid triumfoi dje ndaj Liverpoolit në finalen e Champions League që u mbajt në Paris.
Liverpool pësoi humbje me rezultat 0-1, me goditjen e vetme në portë të Los Blancos në drejtim të Alisson Becker, shkruan GazetaBlic Sport.
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp u ka premtuar fansave tjetër finale të Ligës së Kampionëve.
“Nuk është keq të arrish në finale – është një lloj suksesi edhe pse jo suksesi që dëshiron të kesh.
Kam një ndjenjë të fortë se do të vijmë përsëri. Djemtë janë vërtet konkurrues dhe janë një grup i jashtëzakonshëm – ata do të jenë sërish të tillë sezonin e ardhshëm. Dhe ne do të shkojmë përsëri. Ku është sezoni tjetër? Stamboll? Rezervoni hotelin!”, tha ai për ‘BT Sport’,
/GazetaBlic Sport.


