Jurgen Klopp ka folur për sulmuesin e ri të Liverpoolit, Darëin Nunez, i cili nuk pati shumë hapësirë që të tregoi cilësitë e tij.
Nunez në ndeshjen e parë me Liverpoolin në Premierligë shënoi një gol dhe asistoi një tjetër, megjithatë në ndeshjen e dytë u ndëshkua me karton të kuq për sjellje jo sportive duke bërë që të mungonte në 3 ndeshjet e fundit, shkruan GazetaBlic Sport.
Për sulmuesin uruguain, Klopp deklaroi se ai do ndëshkohej gjithsesi tani nëse nuk do e bënte 3 ndeshje më parë, duke shtuar se ai e ka mësuar mësimin e tij.
“Nëse ai nuk do të kishte kartonin e kuq tre ndeshje më parë, atëherë ndoshta do ta merrte tani, por ai e mësoi nga kjo”, tha fillimisht Klopp.
“Ai duket në formë të mirë. E ka marrë mësimin nga incidenti që pati. E kemi shfrytëzuar këtë kohë (10-15 ditë) për t’i dhënë më shumë informacione dhe detyra taktike dhe fizike në stërvitje. Është përshtatur mirë me lojtarët dhe mezi pret të luaj”, përfundoi trajneri i Liverpoolit.
? "If he wouldn't have the red card three games ago then he probably would've had now, but he learned the lesson." ?
Jurgen Klopp on the return of Darwin Nunez from suspension for the Merseyside derby pic.twitter.com/bQGQgiWfer
— Football Daily (@footballdaily) September 2, 2022
/GazetaBlic Sport/


