Sporti

Klopp për ndërhyrjen e Doku në Mac Allister: Penallti e pastër për të gjithë njerëzit në këtë planet

03/10/2024 20:29
nga:E K

Liverpool dhe Manchester City kanë ndarë pikët sot në Anfield.

Gjigantët anglezë barazuan me rezultat 1-1 në një ndeshje me plotë aksione dhe raste shënimi, shkruan GazetaBlic Sport.

Liverpool kërkoi penallti në minutat e fundit të takimit pas ndërhyrjes së Dokut në Mac Allister, por gjyqtari Michael Oliver nuk vendosi për një gjë të tillë.

Pas ndeshjes, Jurgen Klopp ka komentuar rastin duke thënë e gjithë bota e futbollit e di që ai rast ishte për penallti.

“Penallti e pastër për të gjithë njerëzit në këtë planet. Në të gjitha pozicionet në fushë është një faull dhe një karton i verdhë gjithashtu”.